![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/10/prishtine-3.jpg)
Gruaja i raporton burrin dhe vjehrrin në polici për kanosje dhe keqtrajtim
12 mars 2023
| 08:59
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur dhe keqtrajtuar psiqikisht nga burri dhe vjehrri i saj.
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë 11.03.2023-10:50 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur si dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”.