Burri në Shtime raportoi rrejshëm se tre persona ia grabitën 3 500 euro

12 mars 2023 | 09:23

Një burrë në fshatin Gjyrkovc të Shtimes ka raportuar rrejshëm se kinse derisa ka qenë duke ecur, tre persona kanë zbritur nga një veturë dhe ia kanë grabitur 3500 euro.

I dyshuari e ka pranuar rastin dhe ka deklaruar se kishte gënjyer për shkak që ta shtynte kthimin e një borxhi që kishte.

“LAJMËRIM APO KALLËZIM I RREMË- Gjyrkovc, Shtime 11.03.2023 – NN. Një mashkull kosovar, ka raportuar rrejshëm se kinse derisa ishte duke ecur, nga një veturë kanë zbrit tre persona të panjohur dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë grabitur 3500 €. I dyshuari ka pranuar se rastin e kishte deklaruar rrejshëm me qëllim që të shtynte kthimin e një borgji të cilin ai e kishte. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë e mitur është zhdukur në qytetin e Gjilanit.…