Rrahmani flet pas golit ndaj Atalantës: Po e shijojmë këtë moment
Napoli ka marrë një tjetër fitore të madhe në luftën për titull të kampionit, pasi ka mposhtur Atalatnën me rezultat 2-0.
Lideri aktual i Serie A triumfoi në një ndeshje të dominuar, teksa golat u realizuan vetëm në pjesën e dytë.
Golin e dytë në këtë duel e realizoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pas një goditje të fortë me kokë.
Pas ndeshjes qendërmbrojtësi prishtinas ka folur shkurtimisht për mediat italiane, duke thënë se po e shijojnë këtë moment të mirë që janë duke e kaluar.
“Ne ishim duke bërë shumë mirë, patëm një seri fitoresh, pastaj u lëndova dhe bashkëlojtarët e mi bënë një punë të shkëlqyer”.
“Po argëtohemi duke luajtur mirë, ishte e vështirë sonte. Kim ka një problem të përsëritur, por për fat nuk është asgjë serioze”, tha Rrahmani.
Kur kanë mbetur edhe 12 xhiro deri në fund të sezonit, Napoli ndodhet 18 pikë prapa ndjekësit më të afërt që është Inter.