Tifozët kërkojnë rikthimin e Gary Lineker në ‘BBC’
Mbi 175,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për të rikthyer Gary Lineker ‘BBC’.
Një peticion i nisur nga tifozët e ‘Ndeshjes së Ditës’ është nënshkruar rreth 200,000 herë nga tifozët e futbollit, duke i bërë thirrje ‘BBC’-së që të rikthejë Linekerin si drejtues të emisionit të famshëm të futbollit.
Gary Lineker është pezulluar nga ‘BBC’ për shkak të një postimi në ‘Twitter’ që kritikonte politikën e re të qeverisë, duke e krahasuar atë me Gjermaninë naziste.
Pasojat nga kjo kanë bërë që kolegët e tij prezantues të tërhiqen nga prezantimi edhe të tjerë.
Sipas raportimit të fundit, pothuajse 200,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për t’i kërkuar rikthimin e tij, me gjithsej 179,513 persona në total.
Në peticion thuhet: “Gary Lineker është detyruar të tërhiqet nga prezantimi i “Ndeshjes së ditës” pasi postoi në Twitter në mënyrë kritike për politikën e qeverisë për migrantët.
Si një prezantues sportiv i pavarur, Z. Lineker duhet të jetë në gjendje të ndajë pikëpamjet e tij personale për çështjet aktuale.
Shumë fytyra të tjera të BBC-së kanë postuar opinione të diskutueshme në mediat sociale pa sanksione”. Mbetet të shihet nëse do ndodhë rikthimi i tij.