KEK-u hap ankand për shitjen e 50,000 tonë thëngjill

12 mars 2023 | 17:34

KEK-u ka shpallur ankand publik për shitjen e thëngjillit në dy llote.

Në llotin e parë, sasia për shitje është 35,000 tonë, ndërsa në të dytin, 15,000 tonë.

Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli.

Bucolli tha se KEK-u planifikon që në të ardhmen po ashtu të sigurojë një sasi (shitje me pakicë, njëjtë si vitin paraprak) për biznese dhe amvisëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë.…