Kërkohet siguri për institucionet financiare

31 korrik 2018 | 13:11

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Bankave në Kosovë, Petrit Balija.

Në këtë takim u bisedua për çështjet e sigurisë që ndërlidhen me institucionet financiare që veprojnë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Gashi u zotua se Task Forca e krijuar për ofrimin e sigurisë së institucioneve financiare, do të ndërmarrë veprime konkrete që i mundësojnë këtyre institucioneve funksionimin e duhur.

Ndërsa Balija ka kërkuar që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që të ketë zgjidhje të problemeve të sigurisë në institucionet financiare në përgjithësi.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm në zgjidhjen e problemeve,sidomos në fushën e sigurisë kibernetike dhe asaj fizike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kolumbisë, Yerry Mina ka zbuluar se kur ishte…