Vuçiqi e nis turneun nëpër Serbi, shpreson se do të mund të vijë edhe në Kosovë

13 mars 2023 | 08:25

Aleksandar Vuçiqi ka bërë me dije të ditur senga sot si president i vendit do të nisë një turne në Serbi.

Vuçiqi ka thënë se do të mundohet që të vizitojë 25 rajonet deri në fund të vitit.

Ai ka paralajmëruar vizitë edhe në Kosovë, shkruan “Tanjug”.

“Kësaj radhe do të mundohem t’i vizitoj të gjitha 25 rajonet deri në fund të vitit. Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiq në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe.

Mediet në Serbi janë duke raportuar se presidenti i këtij vendi ka nisur krijimin e Lëvizjes Popullore Shtetërore.

Vuçiqi pritet të nisë vizita në mbarë vendin në ditët në vijim në mënyrë që ta shpalosë platformën e re politike.

Sipas raportimeve, ai do ta kërkojë mbështetjen e qytetarëve për “mbrojtjen e Serbisë” derisa takimet e para do t’i fillojë nga Vranja.

Vuçiqi është kryetar i Partisë Progresive Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 236 mijë lëndë të ndryshme nëpër gjykatat e vendit…