Bideni thotë se sistemi bankar amerikan është i sigurt

13 mars 2023 | 15:55

Autoritetet amerikane kanë marrë masa urgjente për të mbështetur sistemin bankar pasi një varg dështimesh bankash ngritën shqetësime për stabilitetin financiar.

Qeveria ka marrë Silicon Valley Bank (SVB) dhe Signature Bank, duke thënë se do të garantojë të gjitha depozitat.

Lëvizjet synojnë të ndalojnë përhapjen e nxitimit të tërheqjeve të klientëve që goditën SVB javën e kaluar.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se amerikanët duhet “të jenë të sigurt se sistemi ynë bankar është i sigurt”.

Njerëzit dhe bizneset që kanë para të depozituara në SVB do të mund të kenë akses në të gjitha paratë e tyre nga e hëna,  ka thënë ai.

Ai ka thënë se drejtuesit e bankave do të shkarkoheshin, raporton “BBC”.

SVB-ja e specializuar në kreditimin e kompanive të teknologjisë është mbyllur nga rregullatorët që konfiskuan asetet e saj të premten. Ky ishte dështimi më i madh i një banke amerikane që nga kriza financiare në vitin 2008.

Një deklaratë nga Thesari i ShBA, Rezerva Federale dhe Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC), ka thënë se depozituesit do të mbroheshin plotësisht. Tatimpaguesi nuk do të pësojë asnjë humbje nga lëvizja, e cila do të financohet nga tarifat që rregullatorët u ngarkojnë bankave, është thënë në deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në…