Dalin pamjet e shqiptarit që u rrah nga policët grekë

14 mars 2023 | 08:08

Pamje të rënda janë bërë publike nga mediat greke ku i burgosuri shqiptar është torturuar nga 4 policë grekë.

Në pamjet filmike duket se i riu shqiptar është me sy të nxirë ndërsa motra e tij ka rrëfyer se e kanë dhunuar në makinë teksa transferohej.

“O ma më shpëto se po më vrasin”, ishin fjalët e tij kur po dhunohej, thotë motra.

Ndërkohë mediat greke citojnë avokatin që tregon se djali është dhunuar edhe në sy të prindërve, të cilëve një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”.

Ndërkohë katër policët grekë kanë rënë në pranga pasi kanë torturuar të burgosurin shqiptar. Tre policët dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.

Sipas informacioneve, shqiptari, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje, është ankuar në polici se teksa ndodhej në kafazin e transfertave nga Selaniku në Korydallos. Ai rrëfeu se efektivët e kanë goditur në kokë pasi u ka kërkuar ujë gjatë rrugës. Përpos dhunës, ata nuk i kishin dhënë as ujë.  Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar.

Kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar autoritetet përkatëse çka ka nxitur arrestimin e katër policëve./Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani Republikan nga Serbia, Nikola Saduloviq, ka ardhur përsëri në…