Nënkryetarja e LDK-së jep dorëheqje

14 mars 2023 | 12:17

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Arsyeja ende nuk dihet, rreth dorëheqjes së saj.”.

Ja çka kishte deklaruar Mjekiqi kur iu bashkua LDK-së?

Shqipe Mjekiqi u emëruar nënkryetare e LDK-së në mars të 2021-ës.

Menjëherë pasi mori postin e nënkryetares ajo thoshte se koha në të cilën po i bashkohej LDK-së nuk ishte më e mira, porse, sipas saj, ishte koha më e mirë për të kontribuar në rikthimin e partisë në piedestal.

“Dje, me propozimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, dhe me mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm jam zgjedhur Nënkryetare e partisë. Koha në të cilën unë po i bashkohem LDK-së nuk është më e mira për të. Në zgjedhjet e fundit LDK morri përqindjen me të ulët të votave që nga themelimi i saj para 30 vjetësh. E kuptoj që shumë prej jush ndjeheni të zemëruar me këtë rezultat”, shkruante Mjekiqi në Facebook.

Më tej, Mjekiqi deklaronte se spektri politik në Kosovë ishte i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Por, është koha më e mirë për mua dhe shumë të tjerë të kontribuojmë në rikthimin e LDK-së në piedestal, aty ku e ka vendin. Spektri politik në Kosovë është i mangët pa Lidhjen Demokratike të Kosovës, për zhvillimin e së cilës punuan me shumë mund e sacrificë gjenerata të shumta nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Nëpërmjet përfaqësimit në LDK, nën udhëheqjen e Lumirit, unë do të mundohem t’i shërbej popullit dhe shtetit të Kosovës. Ju faleminderit për mbështetjen”, shkruan ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Boksit e Kosovës ka reaguar pas lajmit për…