Feja dhe Shteti

14 mars 2023 | 13:00

Feja edhe Shteti nuk janë personale

Pse?

Populli  dhe territori formojnë një shtet. Edhe partitë politike të një vendi krijohen nga populli. Qeveria e vendit, e dalë nga zgjedhjet, krijon organet e veta për të udhëhequr vendin dhe duhet të punojë për të mirën e qytetarëve të atij vendi.

Populli është shteti dhe feja.

Në kushte normale secili popull ka fenë apo fetë e tij. Ato përzgjidhen me dëshirë nga vet qytetarët

Në shqiptari kemi tri fe: Feja myslimane, katolike dhe ortodokse, pa përfshirë ata që nuk deklarohen ose deklarohen ateistë.

Si shumicë populli shqiptar i takon besimit islam, pra janë myslimanë.

Ashtu si vepron shteti me ligjet dhe kushtetutën për të udhëzuar qytetarët në zbatimin e ligjshmërisë edhe prijësit fetarë thërrasin në zbatimin e rregullave dhe normave fetare të paraqitura në librat e tyre. Se sa zbatohen ato rregulla si në organet shtetërore po ashtu edhe në ato fetare është çështje tjetër. Në organet shtetërore ndërhyjnë organet e drejtësisë ndërsa te ana fetare ndërhynë apo vepron drejtësia hyjnore.

Meqë shumica e popullit shqiptar janë myslimanë atëherë është detyrë e hoxhallarëve që të thërrasin për praktikimin e fesë myslimane dhe mendoj e besoj se nuk duhet te ketë paragjykime rreth kësaj çështje. Siç thërret mjeku për ruajtjen e shëndetit dhe kryen obligimin profesional, moral e njerëzor po ashtu edhe hoxha thërret në zbatimin e rregullave dhe normave fetare. E njëjta gjë vlen edhe për besimet tjera dhe udhëheqësit fetar të atyre besimeve.

Andaj, vlerësimi im është që hoxhallarët tanë që  thërrasin në zbatimin e rregullave të dala nga Librin i Shenjtë, KUR’ANI, të zbatohen në përpikëri nga pasuesit e tij. Fatkeqësisht që një gjë e tillë është e pamundur pasi si qenie njerëzore mashtrohemi nga lakmia për pasuri e pushtet.

Fundja, KUR’A’ANI na udhëzon në të mirë dhe brenda tij gjejmë rrugën e drejtë për të jetuar një jetë të dinjitetshme në paqe e harmoni. Ai të udhëzon të largohesh nga veset e këqija, si: tradhtia, amoraliteti, humbja e ndjenjave njerëzore.

Një besimtar i devotshëm është edhe atdhetar.

Zoti i madhërishëm na udhëzoftë si popull.

Zoti e ndihmoftë dhe drejtoftë Qeverinë tonë.

Mësuesit tanë i udhëzoftë.

Policinë dhe ushtrinë tonë i mbrojtë e i udhëzoftë.

Si tha një hoxhë para pak kohësh; “qofshim në mëshirën e Krijuesit dhe jo në të drejtën e tij.’

Sami Fejza

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon perceptimi pozitiv ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) përmes…