Presidenti i La Ligës: Vetëm Reali mund ta blejë Mbappen 

14 mars 2023 | 13:31

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka shprehur dëshirën për të parë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe në kampionatin spanjoll.

Sipas Tebas, i vetmi klub në ligë që mund të përballojë të nënshkruajë me një sulmuesin është Real Madrid.

“Në La Liga, Real Madrid është i vetmi klub që mund ta blejë Mbappen. Do të doja ta shihja në La Liga”, ka thënë Tebas.

Verën e kaluar, 24-vjeçari Mbappe mund të kishte kaluar te klubi madrilen, por në momentin e fundit vendosi të vazhdojë kontratën me parisienët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës, është njëra prej komunave që ka përfituar…