Botohet monografia për heroin Bekim Hysenaj

14 mars 2023 | 15:30

Shtëpia botuese “Armagedoni” ka botuar sot monografinë e Afrim Hysenajt, “Bekimi, luftëtari i bekuar”, kushtuar heroit të kombit Bekim Hysenaj, ka njoftuar botuesi Berat Dakaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Afrim Hysenaj ka qenë luftëtar i UÇK-së. Pas përfundimit të luftës, pasi ka dorëzuar armën, misionin e ka vazhduar në TMK. Është pensionuar me vetëdëshirë nga TMK-ja, duke ua lënë mundësinë për shërbim në TMK, pastaj në FSK, gjeneratave të reja. Sapo i ka përfunduar këto misione, ka nisur një tjetër. Ka nisur dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë. Vite më parë ka botuar monografinë për masakrën e Delijajve të Abrisë, tash është duke përgatitur monografinë për masakrën e Poklekut. S’i ka harruar për asnjë çast edhe heronjtë e UÇK-së. S’e ka harruar luftëtarin e bekuar, Bekim Hysenaj, as bashkëluftëtarët e tij. Sot i dorëzova librin ‘Bekimi, luftëtari i bekuar’. Për këtë hero të çlirimit të Kosovës nuk kam dëgjuar shumë. Dhe më vjen turp që s’kam dëgjuar më parë për heroizmin e tij. Për jetën dhe veprimtarinë e tij atdhetare lexova në këtë libër. Për heroizmin e tij Ilir Shaqiri ka kënduar këngë, kurse Adem Gashi ka shkruar tekst. Këtë libër kemi ndër mend ta përurojmë në Drenas më 21 mars, në datën e rënies dëshmor të Bekimit para 24 vjetësh.

Lavdi!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mc Beka është rikthyer për të qëndruar në shtëpinë e…