Muriqi reagon për rastin e boksierës Donjea Sadiku: Rroftë Republika e Kosovës

14 mars 2023 | 20:43

Boksieres kosovare Donjeta Sadiku i është pamundësuar përfaqësimi i vendit tonë me simbolet e saj në Kampionatin Botëror të Boksit, që do të mbahet në Indi.

Për këtë rast ka reaguar Sadiku, e cila ka thënë se kjo është kundër rregullave të sportit. Por, pa reaguar nuk ka mbetur as futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi.

Muriqi tha se është kundër zbatimit të këtyre sanksioneve. Ai theksoi se vendimi i shtetit indian është politik.

“Duke qenë se flamuri dhe himni i Kosovës nuk u pranuan për arsye politike në Indi, Donjeta Sadiku nuk do të marrë pjesë në turneun e boksit. Nuk duhet harruar fuqia unifikuese e sportit dhe këto sanksione nuk duhet të zbatohen ndaj sportistëve. #RroftRepublikaEKosoves”, ka shkruar në Twitter Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan,…