![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/kurti-10.jpg)
Kurti udhëton drejt Francës
14 mars 2023
| 21:35
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.
Kështu ka bërë të dtiur Zyra e Kryeministrit.
Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.