Ministri polak i Drejtësisë s’e hjek armën nga shoka

15 mars 2023 | 08:18

Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, është filmuar me një armë në brez gjatë një vizite zyrtare.

Në lidhje me këtë situatë, Ziobro tha se ai kishte marrë një leje për armët vite më parë sepse një drejtues i sindikatës së krimit e kërcënoi atë.

Ziobro u fotografua me armën në brez në momentin kur po vendoste një kurorë në monumentin e ndërtuar në kujtim të atyre që vdiqën në një aksident minierash në Turqi, në momentin kur xhaketën ia mori era.

“Si çdo qytetar, edhe unë kam të drejtë të mbroj veten dhe familjen time”, u shpreh Ziobro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë në Prishtinë e dy në Beograd, Përfaqësuesi Special…