Rrëzimi i dronit amerikan, reagon Rusia: Shkeli hapësirën ajrore

15 mars 2023 | 08:29

Pas reagimit nga ana e ushtrisë amerikane, vjen dhe kundërpërgjigjja e Ministrisë së Brendshme ruse për rrëzimin e dronit US MQ-9 në Detin e Zi.

Moska zyrtare insiston se avioni luftarak rus nuk përdori asnjë armë për rrëzimin e dronit amerikan, si dhe nuk pati asnjë kontakt me të për të shkaktuar rrëzimin e tij.

Megjithatë, në reagim shtohet se avioni luftarak u afrua në zonë pasi mjeti pa pilot po fluturonte mbi Detin e Zi, pranë Gadishullit të Krimesë, në drejtim të kufijve të Rusisë, duke e cilësuar një kërcënim.

Ministria ruse akuzoi Shtetet e Bashkuara për shkelje të hapësirës ajrore, të vendosur mesa duket dhe mbi Krime, që pas nisjes së operacionit special në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit rreth një muaj më parë të lajmit se…