Gruda: Ylber Topalli e ka paguar lirinë e Kosovës me gjymtyrët e tij, shkarkimi nga Haxhiu, goditje e ulët

15 mars 2023 | 11:07

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda, ka reaguar pas shkarkimit të Ylber Topallit nga pozita e kryeinspektorit në Ministrinë e Drejtësisë.

Gruda ka thënë se shkarkimi i Topallit është tentim i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për të ikur nga përgjegjësia në lidhje me skandalin e zhdukjes se mostrave të Astrit Deharit.

“Ylber Topalli e ka paguar lirinë e Kosovës me gjymtyrët e tij. Shkarkimi nga pozita e kryeinspektorit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.  Albulena Haxhiu është tash e dy vjet ministre e Drejtësisë, deri tani Ylber Topalli nuk ishte problem, tani që u zhduken mostrat brenda Ministrisë së Drejtësisë, do të krijojë një fajtor, të zhvendosin fajësinë.  Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjaftë me goditje ndaj njerëzve meritor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.   Ajo që duhet të shkarkohet është ministrja e Drejtësisë”, ka shkruar Gruda në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria është destinacioni i shumë kosovarëve në fundjavë. E për…