Reali dhe Napoli presin konfirmimin në çerekfinale

15 mars 2023 | 11:25

Real Madridi dhe Napoli presin që sonte (e mërkurë) të konfirmojnë kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjet e para ndaj Liverpoolit dhe Eintracht Frankfurt kanë fituar si mysafirë.

Reali i Carlo Ancelottit ishte duke  humbur ndeshjen e parë në “Anfield” me rezultat 2-0, por arriti të rikthehet fuqishëm duke shënuar fitore me përmbysje 5-2.

Vetëm një mrekulli do të eliminonte skuadrën spanjolle nga Liga e Kampionëve në këtë fazë. Fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, Karim Benzema mungoi ndaj Espanyolit në fundjavë, por do të udhëheq Realin në ndeshjen ndaj Liverpoolit dhe kjo është një gjë pozitive për trajnerin Ancelotti, duke ditur cilësitë që ka sulmuesi francez. Mungesa e vetme pritet të jetë David Alaba.

Në anën tjetër për Liverpooolin mungojnë Luis Diaz, Thiago Alcantara, Calvin Ramsay dhe Joe Gomez. Në anën tjetër Napoli që po shkon sigurt drejt titullit kampion në Seria A, është afër kalimit në raundin tjetër për faktin se e mposhti Frankfurtin me rezultat 2-0 në Gjermani.

Të mërkurën takohen:
21:00 Real Madrid – Liverpool (5-2)
21:00 Napoli – Eintracht Frankfurt (2-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy partitë më të mëdha opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja vazhdojnë…