Salah, afër PSG-së  

15 mars 2023 | 11:30

Mohamed Salah thuhet të jetë afër transferimit në Paris Saint-Germain, pasi ylli egjiptian, siç raportohet, e ka vendosur që në verë të largohet nga Liverpooli.

Siç raporton “The Mirror”, pala kryesore e interesuar në transferimin e Mohamed Salah është Paris Saint-Germain.

Me ardhjen e mundshme të Zidane dhe disa shitje, mes tyre edhe largimin e mundshëm të Neymar, skuadra franceze dëshiron të punojë për ndërtimin e një skuadre që do t’i bëj serioz, në garën për trofeun e çmueshëm të Ligën e Kampionëve, objektivi i madh i PSG-së prej disa vitesh.

Me largimin e futbollistit egjiptian, Liverpooli do t’i jepte fund treshes së suksesshme (Mane, Salah dhe Firmino) që i kanë sjellë kaq shumë lavdi skuadrës angleze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungaria pritet të shtyjë prapë votimin për ratifikimin e aplikimit…