Cramoni takohet me Kurtin: Plani evropian përnjëmend ia shtron rrugën Kosovës drejt BE-së

15 mars 2023 | 16:18

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Strasburg.

Ajo ka thënë se i ka përsëritur mbështetje të plotë Kurtit për planin e BE-së për Kosovën dhe Serbisë dhe e ka inkurajuar që të sigurohet në implementim.

“Përnjëmend do ta shtrojë përpara rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar  ka shkruar ajo në “Twitter”.

Krahas Kurtit e Von Cramonit në këtë fotografi shihet edhe deputetja e LV-së, Fitore Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi është skuadra e katërt që është kualifikuar në gjysmëfinale…