Mirena pyet pushtetin: Si do të quhet banori i ‘Zajednicës’?

16 mars 2023 | 11:13

Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, apo siç e ka quajtur qeveria Kurti, “Zajednica”.

Mirena ka pyetur se si do të quhet banori i “Zajednicës”, duke thënë se këtë pyetje ia ka bërë një shoku.

“Si do të quhet banori i ‘Zajednicës’, e pyeta një dost? Zajedniqar m’tha…”, ka shkruar Mirena në “Facebook”.

Vlen të theksohet se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq pritet që të takohen të shtunën në Ohër.

Në këtë takim, ka pritshmëri të mëdha se mund të nënshkruhet marrëveshja bazë mes dy vendeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ylli i popit Jessica Simpson i ka “shqetësuar jashtëzakonisht…