Escobari sot vjen në Prishtinë, takohet me liderët e Kosovës

16 mars 2023 | 11:23

I dërguari special i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot (e enjte) pritet ta vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Po ashtu, Esocobari nesër (e premte) pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti, një ditë para takimit të këtij të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku me ndërmjetësim të BE-së, pritet nënshkrimi i planit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Escobari deri më tani ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me liderët atje, si dhe me opozitën serbe.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka kërkuar nga të dy palët, që në takimin në Ohër, të tregojnë guxim dhe përgjegjësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar në lidhje me formimin e…