Tre shqiptarë në listën e Zvicrës

16 mars 2023 | 12:27

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit, ndërsa në mesin e tyre janë edhe tre futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Zvicra do të luajë me Bjellorusinë në Novi Sad të Serbisë më 25 mars, zgjedhje kjo e bërë nga bjellorusët, të cilët nuk kanë të drejt të luajnë në territorin e tyre pasi janë në një linjë me Rusinë në luftën kundër Ukrainës. Krahas Bjellorusisë, Zvicra, e cila bën pjesë në një grup me Kosovën, do të luajë edhe me Izraelin në Gjenevë më 28 mars.

Lista e futbollistëve: Kobel, Omlin, Sommer, Akanji, Comert, Elvedi, Lotomba, Rodriguez, Schimd, Widmer, Zesiger, Amdouni, Embolo, Fernandes, Freuler, Okafor, Rider, Shaqiri, Sow, Steffen, Vargas, Xhaka, Zakaria, Zeqiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…