Mark Gjonaj: Shqiptarë, të gjithë në mbrojtje të Kosovës!

16 mars 2023 | 13:14

Atdhetari i njohur, njëherësh mbrojtës i fuqishëm i kauzës së shqiptarëve kudo jetojnë, Mark Gjonaj, ka ftuar shqiptarët që sot (e enjte) të mbajnë një tubim para delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Tubimi mbahet në orën 13:00, ka bërë me dije Gjonaj, duke shtuar se tubimi është për mbështetjen e Kosovës gjatë negociatave me planin e BE-së për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lot dhe vuajtje dekadash nga duart brutale të Serbisë.

“Të dashur miq, mezi pres t’ju shohim nesër, e enjte në 13:00 delegacioni i BE-së në Kombet e Bashkuara 666 3rd Ave. NY, NY 10017. Tubimi për mbështetjen e Kosovës gjatë negociatave me planin e BE-së për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë. Serbia nuk mund ta sundojë Kosovën! Qëndroni me Kosovën! Qëndroni me popullin e Kosovës! (sillni flamujt tuaj). Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lot dhe vuajtje dekadash nga duart brutale të Serbisë. Ju lutemi shpërndajeni në FB dhe të gjitha platformat e mediave sociale”, ka shkruar Gjonaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Centralina penalizon Leclerc. Nis “me malore” Botërori i Formulës 1…