Mjekiqi tregon arsyen e dorëheqjes nga pozita e nënkryetares së LDK-së

16 mars 2023 | 15:19

Shqipe Mjekiqi ka konfirmuar se para dy ditësh ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Përmes një postimi në “Facebook”, Mjekiqi ka shkruar se ka dhënë dorëheqje për shkak se s’kishte mjaftueshëm hapësirë për të kontribuar.

“Fatkeqësisht, hapësira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses. Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Mjekiqi.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie po tërheq interesim në klubet…