Jepet mbështetja për punëdhënësit privatë që kanë rritur pagat e 17 mijë punëtorëve

16 mars 2023 | 22:08

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit privat që kanë rritur pagat e 17 mijë punëtorëve.

“Sot është ekzekutuar mbështetja për punëdhënësit që kanë rritur pagat e 16,996 punëtorëve në sektorin privat, masë me të cilën kemi subvencionuar 50% të rritjes së pagës për 3 muajt e parë”.

“Me përmbushjen e kësaj mase, është shënuar kështu edhe kompletimi i të gjitha masave të Pakos për Përballje me Inflacionin”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Ai ka theksuar se inflacioni ka rënduar buxhetet e familjeve gjithandej, mirëpo, sipas tij, asnjë qeveri e rajonit nuk ka pasur një pako kaq të madhe e kaq gjithëpërfshirëse si Pakoja për Përballje me Inflacionin që ka zbatuar qeveria jonë.

“Mbi 688 mijë qytetarë të mbështetur”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se në…