Policia dhe KFOR-i mbajnë ligjëratë me nxënës për edukimin medial

17 mars 2023 | 10:46

Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in amerikan – Regional Command East, kanë mbajtur një ligjëratë për edukimin medial për nxënësit e shkollës American School of Kosova.

Qëllimi i ligjëratës ka qenë që nxënësit e kësaj shkolle të mësojnë më shumë për punën e Zyrave për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës si dhe në Komandën e Lindjes së KFOR-it (USA KFOR).

Gjatë kësaj ligjërate u fol për edukimin mediatik, llojet e ndryshme të mediave, kujdesin për atë që lexojmë, kuptojmë, si dhe fëmijët u udhëzuan që për të pasur informim të drejtë dhe korrekt, duhet të shikohen burimet e informacionit, qëllimi i tyre, autoret dhe detaje të tjera rreth një lajmi të plasuar në platforma të ndryshme mediale.

Fëmijët në ASK me shumë entuziazëm po ashtu shtruan shumë pyetje për temën e ligjërimin si dhe për profesionin e ushtarit dhe policit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 24 vjet kanë kaluar nga dita kur…