Selimi: Kosova s’anëtarësohet në KE as pas marrëveshjes me Serbinë, vendosen kushte të reja

17 mars 2023 | 14:09

Ish-kryediplomati Petrit Selimi, ka thënë se Kosova nuk do të mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës (KE), as pasi ta nënshkruajë marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Sipas Selimit, për anëtarësim në KE, Kosovës do t’i vihen edhe disa kushte të tjera, siç janë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit dhe miratimit të Kodit Civil, ku hapet rruga që me ligj të regjistrohen bashkësitë civile të së njëjtës gjini.

“Kosova nuk do të bëhet menjëherë anëtare e Këshillit të Evropës, pasi ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë. Rruga do të hapet, por më shumë kushte do t’i shtohen për votën e anëtarësisë momentale, përfshirë çështje si vendimi për Manastirin e Deçanit, miratimi i martesave të gjinisë së njëjtë, e të tjera”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.

Nesër (e shtunë) në Ohër të Maqedonisë së Veriut  do të takohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ata kanë pranuar propozimin evropian për normalizimin e raporteve dhe tani do të flitet për planin e zbatimit të tij. Nuk dihet nëse nesër do të ketë nënshkrim të marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen në çerekfinale do të sfidojë Manchester Cityn për…