Përparim Rama viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

17 mars 2023 | 14:14

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me hoxhën Halil Kastrati ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

“Koha që kaloj në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, më kujton se mosha është vetëm një numër, por mençuria e përvoja që vjen me të është e paçmuar. Është e rëndësishme që ne të ofrojmë një vend të rehatshëm dhe të sigurt për personat e moshuar, të cilët kanë nevojë për kujdes dhe të ndjehen si në shtëpinë e tyre”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se ky vend duhet të ofrojë një ndjenje bashkësie, në mënyrë që të luftohet një nga problemet më të mëdha me të cilën ballafaqohet ky komunitet – vetmia.

“Shumë i lumtur që këtë vizitë e bëmë bashkë me hoxhë Halil Kastrati, i cili si pioner në këtë aspekt, na dha ide fantastike për investime të reja në këtë shtëpi”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte do të mbahet finalja e madhe e Big Brother…