Rama për marrëveshjen: Të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje

19 mars 2023 | 08:24

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një postimi në Twitter, Rama u shpreh se pati një marrëveshje, por nuk kishte nënshkrim. Ndaj ai shpreson që kjo të mos jetë, sipas tij, një tjetër mashtrim ballkanik.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit????”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.

Më tej Rama uron protagonistët dhe uron që marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të pakthyeshëm për marrëdhënien mes dy vendeve.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të…