Sot përkujtohet ish-komandanti Haqif Kadrijaj

19 mars 2023 | 08:51

Sot, në njëvjetorin e vdekjes së tij, do të bëhen homazhe te varri i ish-komandantit të UÇK-së, Haqif Kadrijaj.

Homazhet do të bëhen te varrezat e fshatit Krushicë e Epërme, me fillim nga ora 12:00.

Për nder të njëvjetorit të vdekjes së tij, po ashtu, do të mbahet një tubim përkujtimor te biblioteka “Hajdin Berisha” në Suharekë, me fillim nga ora 13:00.

Haqif Kadrijaj ka dhënë kontribut për çështjen kombëtare, të kurorëzuar me lirinë e atdheut. Ai ka qenë ish-komandant i togut të Batalionit të Dytë të Brigadës 123 të zonës së Pashtrikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 26 e Superligës sot vazhdon me tri ndeshje…