Ish-presidenti serb: Historia s’njeh një mashtrim të tillë të qytetarëve

19 mars 2023 | 08:55

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq, ka komentuar marrëveshjen në mes të Kosovës e Serbisë arritur në Ohër, duke thënë se “historia nuk njeh një mashtrim të tillë të qytetarëve”.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ka refuzuar ta nënshkruajë aneksin e Planit Evropian, duke thënë se kjo marrëveshje s’duhet nënshkruar.

“Vuçiqi përsërit furishëm se ai nuk e ka nënshkruar marrëveshjen. Qytetarët tanë duhet ta dinë se kjo marrëveshje nuk duhet as të nënshkruhet, sepse tashmë është pranuar si platformë për negociata në të cilat Vuçiqi është shumë i përfshirë”, është shprehur Tadiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti Muhamet Mavraj ka folur për takimin e djeshëm në…