Von Cramon: Nëse aneksi zbatohet me shpejtësi, do të ketë paqe në rajon

19 mars 2023 | 09:02

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo në “Twitter” ka shkruar se, edhe pse aneksi doli të jetë më pak i detajuar sesa që pritej, nëse e gjitha zbatohet me shpejtësi, atëherë do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon.

Ajo shtoi se ky është një hap drejt integrimit në BE për të dyja vendet.

“Teksti i aneksit. Më pak e detajuar se sa pritej, por nëse e gjithë kjo do të zbatohet me shpejtësi, patjetër që mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE për të dy vendet”, ka shkruar Cramon në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm në…