PDK-ja vazhdon zgjerimin në Gjermani

19 mars 2023 | 15:26

Është themeluar nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Göppingen të Baden-Württembergut, ku kryetar  është zgjedhur politologu i shquar, doktoranti i Universitetit të Stuttgartit, Leon Duhanaj.

Të pranishëm në të ngjarje ishin kryetari i komisionit të PDK-së për organizim në mërgatë, Elmi Reçica dhe kryetarja e Degës së PDK-së në Baden-Württemberg, Lindita Zeqiri.

Reçica është shprehur se mërgimtarë të suksesshëm po i bashkohen vizionit të PDK-së për t’ia kthyer Kosovës dinjitetin.

“Tubimin themelues e përshëndetën, kryetari i Shoqatës Kulturore ‘Nëna Terezë’ në Göppingen, z.Jahja Gashi, një aktivist i shquar dhe punëtor i madh i mbajtjes gjallë i aktivitetit kulturor dhe artistik shqiptar në mërgatë, kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazreku dhe përfaqësuesi i strukturave të PDK-së nga Dega e Bajernit dhe Thüringenit, Mentor Mazreku. Në këtë takim të pranishëm ishin bashkëveprimtarë, intelektualë të shquar, aktivistë të çështjes kombëtare, struktura të PDK-së në Gjermani dhe biznesmenë të suksesshëm, të cilët i janë bashkuar vizionit të PDK-së për t’ia kthyer Kosovës dinjitetin dhe qeverisjen e mirë”, ka njoftuar Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka…