Arsenali fiton bindshëm, shënon Xhaka  

19 mars 2023 | 17:01

Arsenali kryesues vazhdon me rezultatet pozitive në Angli. Këtë herë, ekipi i Artetas mundi 4-1 Crystal Palace.

Martinelli dhe Saka vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ishte Xhaka që vendosi 3 pikët në kasafortë. Miqtë “tundën rrjetën” me Shclupp, vendasit nuk kishin përfunduar ende me spektaklin, pasi edhe Saka thelloi akoma më shumë shifrat.

Arsenal kryeson me 69 pikë, 8 më shumë se Manchester City. Crystal Palace gjendet në mesin e tabelës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej gati shtatë muajsh Qeveria e Shqipërisë ka nisur aksionin…