Rishfaqen flamingot në Pogradec, shpendët e rrallë rikthehen pas disa vitesh

19 mars 2023 | 17:23

Në ujërat e Liqenit të Pogradecit janë rishfaqur flamingot.

Pas gjashtë vitesh mungesë Flamingot janë shfaqur sërish në liqen, dukuri jo e zakonshme kjo pasi zakonisht qëndrojnë në laguna siç është ajo e Nartës apo Karavastasë.

Prania e këtij shpendi, sipas specialistëve, lidhet me tërheqjen e ujërave të liqenit, duke krijuar kushte të favorshme për qëndrim të përkohshëm.

Nëse vitet e tjera janë parë në Pogradec më shumë se 20 flamingo, këto ditë janë konstatuar vetëm katër shpend të tillë./Vizion+

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karim Benzema nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse…