Vuçiq i mbështetet Rusisë, i reagon Perëndimit pas urdhërarrestit ndaj Putinit: Me kë do të negocioni tani?

19 mars 2023 | 18:15

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu drejtua sot serbëve për t’iu shpjeguar se çfarë ndodhi gjatë takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai u pyet nga gazetarët edhe për urdhërarrestin ndaj Vladimir Putinit, të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, dhe ky ishte rasti kur ai vendosi të tregojë se i mbështetet ende presidentit të Rusisë, përcjell Gazeta Express.

“Unë mendoj se është një vendim që do të ketë pasoja të këqija politikisht, pasoja të këqija në jetët e njerëzve dhe që tregon se ka një hezitim për të diskutuar paqen, për të diskutuar madje edhe një armëpushim, për të diskutuar për shpëtimin e jetëve njerëzore”, tha Vuçiq.

“Shkëlqyeshëm, e keni akuzuar për krimet më të rënda të luftës dhe me kë do të flisni tani? Apo ndoshta nuk do të flisni? Apo ndoshta nuk doni paqe, por të gjithë jeni duke pritur për humbje? Pra, sa kohë duhet të presim? Edhe sa vite?”, pyeti presidenti i Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët në Ukrainë kanë bërë bilancet e bombardimeve ruse në…