Pas urdhërarrestit ndërkombëtar, sot Xi takon Putinin në Rusi

20 mars 2023 | 08:35

Presidenti kinez Xi Jinping do të takohet sot me homologun rus Vladimir Putin në Moskë. Ky është lideri i parë botëror që e bën këtë veprim pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhërarrest për liderin rus.

Kina ka bërë një propozim prej 12-pikash për t’i dhënë fund luftës, ndërsa i referohej Rusisë si një mik pa kufij.

Por çdo përpjekje për të orkestruar një armëpushim përballet gjithashtu me kritika për blerjen e kohës së Putinit për ta përforcuar dhe për vonimin e çdo kundërofensive të Ukrainës.

Në një artikull të botuar në fillim të vizitës së tij në Moskë, Xi tha se propozimi i Kinës “shërben si një faktor konstruktiv në neutralizimin e pasojave të krizës dhe promovimin e një zgjidhjeje politike”.

“Problemet komplekse nuk kanë zgjidhje të thjeshta”, u raportua të thoshte ai në “Rossiiskaya Gazeta”, një botim i qeverisë ruse, shkruan “Skynews”.

Zelensky ka thënë se nuk do t’i marrë në konsideratë zgjidhjet e paqes derisa trupat ruse të largohen nga territori ukrainas.

Përpara vizitës, Putini tha se kishte shpresa të mëdha për takimin me “mikun e tij të mirë të vjetër”.

Putini shkroi se ai dhe Xi kishin “pritshmëri të mëdha për bisedimet e ardhshme”.

ShBA-ja dhe aleatët e saj janë thellësisht skeptikë për motivet e Kinës, duke vënë në dukje faktin se ajo ka refuzuar të dënojë Rusinë dhe ka ofruar një shpëtim ekonomik për vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Serbia e pranoi aneksin e marrëveshjes me Prishtinën në…