Gjendet vajza nga Kaçaniku e raportuar e zhdukur

20 mars 2023 | 08:39

Melisa Krasniqi, vajza nga Kaçaniku, e cila u raportua e zhdukur nga dita e premte, tashmë është gjetur.

Kështu thotë Ridvan Tahiri-Riki, i cili ishte i angazhuar në gjetjen e vajzës.

Ai tha se për këtë rast janë njoftuar nga policia.

“Posa na lajmëruan për rastin. Fëmija i lajmëruar si i zhdukur, është gjetur dhe gjendet në ambientet e policisë. Ju faleminderit të gjithë atyre që shprehen vullnet për bashkëpunim”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të…