![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/tejkalim-i-shpejtesise.jpg)
Aty ku kufizohej 40, voziti 110 km/h, gjobë 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje
20 mars 2023
| 08:59
Policia ka identifikuar personin që voziti veturën me shpejtësi 110 km/h në një zonë 40 km/h në Vushtrri.
Ai është gjobitur 500 euro, me pesë pika negative, si dhe një vit ndalim të drejtimit të automjetit.
“Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h. Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.