Berisha bën thirrje për aktivizim: Marrëveshja e Ohrit është e papranueshme dhe akt tradhtie

20 mars 2023 | 11:33

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka ftuar veteranët e UÇK-së që të bashkohen për ta kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është e papranueshme dhe përbën akt tradhtie.

“Sot, veteranët dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së duhet të ngrihen kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të demaskojnë marrëveshjet e tradhtisë!  Për ne marrëveshja e Ohrit është e pa pranueshme dhe duhet ta cilësojmë si akt tradhtie!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Ftesë për aktivizim!

Të dashur bashkëluftëtarë, veteranë të UÇK-së!

Ka ardhur koha që ne të ngremë zërin dhe të mos lejojmë që vendi ynë Kosova të degradoj e të humb sovranitetin e fituar me mund, sakrifica e gjak.

Sot, veteranët dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së duhet të ngrihen kundër marrëveshjeve të dëmshme dhe të demaskojnë marrëveshjet e tradhtisë!

Për ne marrëveshja e Ohrit është e papranueshme dhe duhet ta cilësojmë si akt tradhtie!

Tani kjo marrëveshje ka ndodhë dhe ne ndoshta nuk do të mundemi ta ndryshojmë por ajo që mund të ndryshojmë është përkushtimi ynë që të mos vazhdoj implementimi i kësaj marrëveshjeje në dëm të mëtejshëm për Kosovën.

Kjo bëhet me aktivizimin tuaj, me përkushtimin tuaj, duke u bëre gardian të lirisë dhe sovranitetit të vendit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mirëpriti pajtueshmërinë mes Kosovës…