Bulliqi nënshkruan zotimin financiar për ndërtimin e Shkollës së Mesme Ekonomike

20 mars 2023 | 14:27

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar zotimin financiar për ndërtimin e Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini”, e cila planifikohet të ndërtohet në kompleksin e shkollave të mesme në komunën e Podujevës.

Objekti aktual i shkollës së mesme ekonomike do të shndërrohet në shkollë fillore, kjo po bëhet edhe me qëllim të lirimit nga ngarkesa që kanë shkollat fillore në qytet me numër të madh të nxënësve e hapësira të pamjaftueshme.

Vlera për realizimin e projektit për ndërtimin e shkollës së mesme ekonomike është rreth 2 milionë euro dhe planifikohet të përfundojë në vitin 2024.

Mjetet financiare për realizimin e punimeve në këtë projekt për këtë vit janë siguruar nga tejkalimi i të hyrave vetjake të vitit 2022.

Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të zotimit financiar ishin edhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtori për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka fituar dy medalje të bronzta nga Kupa Botërore…