18 vjet nga ndarja e komandant “Plakut”

21 mars 2023 | 08:03

Sot bëhen 18 vjet nga ndarja nga jeta e gjeneral Xheladin Gashi-“Plakut”.

“Plaku” ka qenë një nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së.

Komandant “Plaku” ka vdekur në vitin 2005, kur ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”. Me emrin e tij është emëruar Shkolla Fillore në Komoran, në të cilën shkollë “Plaku” ka qenë nxënës dhe, po ashtu, për shumë vite ka punuar si mësimdhënës. Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e ka dekoruar me medaljen “Heroi i Kombit”.

Gjeneral Xheladin Gashi-“Plaku” ka lindur më 25 maj 1946 në Bushat (Kamoran). Shkollimin fillor e ka kryer në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, kurse shkollimin sipëror në Universitetin e Shkupit në Degën Biologji-Kimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonjëherë mendojmë se të bërtiturat në klasë të një studenti…