![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/arrestohet-arrestim-gra-gruaja-600x360-1.jpg)
Arrestohet gruaja në Hajvali, i braktisi fëmijët dhe kërkoi t’i dërgonte tek ish-burri
21 mars 2023
| 08:50
Një grua është arrestuar në Hajvali të Prishtinës për braktisje të fëmijëve.
Sipas policisë, e njëjta ka braktisur fëmijët e saj dhe ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish-bashkëshorti i saj.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQTRAJTIMI APO BRAKTISJA E FËMIJËS/Hajvali 20.03.2023-15:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.