Hodgsoni rikthehet në Crystal Palace

21 mars 2023 | 13:17

Ish-trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, është riemëruar trajner i Crystal Palace deri në fund të sezonit. Patrick Vieira, i cili zëvendësoi Hodgsonin në “Selhurst Park” në korrik të vitit 2021, u shkarkua nga Palace të premten e kaluar pas një ecurie prej 12 ndeshjesh pa fitore në të gjitha garat.

Hodgson, 75-vjeçar, drejtoi Watfordin nga janari deri në maj 2022, duke u larguar pasi ata ranë në Championship.

“Është një privilegj të më kërkohet të kthehem në klub, i cili gjithmonë ka qenë kaq shumë i dashur për mua. Objektivi ynë i vetëm tani është të fillojmë të fitojmë ndeshje dhe të marrim pikët e nevojshme për të siguruar qëndrimin tonë në Premierligë”, ka thënë Hodgson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Hysamedin Feraj,…