Sevilla shkarkon trajnerin

21 mars 2023 | 14:04

Duket se Sevilla nuk po arrin të dalë dot nga kriza e rezultateve në La Liga, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Pas Julien Lopetegit, kësaj radhe klubi spanjoll ka shkarkuar nga detyra e trajnerit edhe Horge Sampaolin.

Argjentinasi nuk ka arritur të bindë në rezultate, edhe pse ka arritur ta kualifikojë skuadrën deri në fazën çerekfinale të Ligës së Evropës. Vendin e tij pritet ta marrë Hoze Luis Mendilibar, i cili do të zyrtarizohet në orët në vijim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK)…