Konjfuca vlerëson punën e organizatës American Councils

21 mars 2023 | 15:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të American Councils, dr. David Patton me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për veprimtarinë e kësaj organizate në Kosovë dhe rolin e saj në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të të rinjve, si dhe për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit.

Konjufca shprehu falënderime për American Councils që nëpërmjet programeve të ndryshme ka krijuar mundësi shkollimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shumë studentë të Republikës së Kosovës.

Kreu i Kuvendit po ashtu shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit si dhe mbështetjen e projekteve të ndërsjella.

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv, David Patton, ka shprehur gatishmërinë e organizatës që drejton për të vazhduar mbështetjen për të rinjtë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve akademike të tyre, nëpërmjet programeve të ndryshme që zhvillon American Councils.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën në orët e para të mëngjesit në pikëkalimin…