Abdixhiku e njofton Szunyogin për qëndrimet e LDK-së për dialogun dhe reformën zgjedhore

22 mars 2023 | 15:07

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të mërkurën në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Gjatë takimit Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut.

Në takim u diskutua dhe për reformën zgjedhore dhe konsensusin partiak në Kosovë për këtë çështje; për kontributin e çmueshëm të LDK-së në procesin e vetingut si dhe për zhvillimet e tjera në Kuvendin e Kosovës.

Abdixhiku ka falënderuar ambasadorin Szunyog për rolin mbështetës të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës dhe reformave të ndryshme të ndërmarra në partneritet me asistencën e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pa kaluar…