Selmanaj: Kurti ka marrë një pozitë që nuk e meriton

23 mars 2023 | 11:27

Deklarimet e kryeministrit Albin Kurti se dialogu nuk është top prioritet i qeverisë së tij, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tregon se sa jo seriozitet ka kryeministri Kurti.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Sallmanaj tha se Kurti ka një vit që është duke u marr vetëm me dialogun, teksa thotë se të kundërtën po e thotë në deklarimet publike.

Selmanaj theksoi se Kurti ka një sjellje të një personi sa të papërgjegjshëm po aq edhe naiv politik dhe, sipas tij, ai nuk e meriton pozitën të cilën e ka.

“Kjo tregon joseriozitetin e këtij kryeministri. Ky kam përshtypjen që nuk ka ide për rëndësinë e pozitës që ka. Ka një vit që ky vetëm me dialog është duke u marrë, ndërkohë neve na ka thënë së është temë e shtatë apo e tetë. Kjo shpërfaq gjithçka, në fakt e shpërfaq diletantizmin e tij politik dhe qëndrimet e tij. Pozicioni i tij dhe pozita Kushtetuese që ka nuk janë frekuenca të njëjta, që i bie se ky ka marrë një pozicion ose një pozitë që nuk e meriton. Nuk e meriton absolutisht sepse të thuash kështu dhe të sillesh kështu me media, me njerëzit, me Kuvendin e Kosovës, ky tregon se ka sjellje të një personi sa të papërgjegjshëm po aq edhe naiv politik”, ka thënë Selmanaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet…